Finale
1er mai 2025
Elbasan Arena
ALB
Albania.2024.2025.Final.ALB.twb22.mp4
5.64 Go https://1fichier.com/?rjf9rjb2a71gptruvkxb
Dinamo City fitoi trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi mundi Egnatian në një ndeshje spektakolare në “Elbasan Arena” që u vendos vetëm nga penalltitë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Në shtesë nuk u shënua asnjë gol dhe nga penalltitë, blutë u treguan më të saktë, duke fituar 5-4.Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje shumë e fortë nga të dyja skuadrat. Për blutë, golat i shënoi Peter Itodo Mandela (2), ndërsa për Egnatian realizuan Guindo dhe Bakayoko. Goli i parë i takimit u shënua nga Itodo Mandela në minutën e 19-të, ndërsa rrogozhinasit barazuan takimin në fundin e pjesës së parë me Guindon.Në fraksionin e dytë, Itodo Mandela shënoi golin e dytë në minutën e 61-të. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Egnatia barazoi 2-2 dhe sfida shkoi në shtesë.Të dy pjesët e kohës shtesë nuk prodhuan asnjë gol dhe Kupa e Shqipërisë u vendos nga penalltitë, aty ku Dinamo triumfoi 5-4, duke siguruar titullin e 14-të në histori të Kupës së Shqipërisë.
Egnatia: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ujka, Lushkja, Guindo.
Dinamo City: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Qefalija, Karamba, Tiago, Zabërgja, Vila, Mandela.






No comments:
Post a Comment
NO LINKS ALLOWED